Chivu ka një kërkesë publike për Lautaro-n para ndeshjes në Champions League

Cristian Chivu ka folur në konferencën për shtyp një ditë para përballjes ndaj Kairat Almaty në “San Siro” për në Champions League. Trajneri i Interit ka kërkuar nga lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos e nënvlerësojnë aspak kundërshtarin.

Sigurisht që Chivu nuk mund mund t’i shmangej dot pyetjeve në lidhje me situatën e Lautaro Martinez dhe nëse argjentinasi është kthyer në një çështje tek zikaltrit.

“Lautaro nuk është problem, ai është një shembull se si punon. Nëse sulmuesi nuk shënon, dikush tjetër do të shënojë. Ndonjëherë pesha e përgjegjësisë i turbullon mendimet. I kam kërkuar të buzëqeshë më shumë, ai e di kush është, sa punon dhe çfarë përfaqëson për ne”, tha Chivu.

The post Chivu ka një kërkesë publike për Lautaro-n para ndeshjes në Champions League appeared first on Telesport.