Osmani thërret konferencë për sonte në 19:00

Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sonte konferencë në orën 19:00.

Njoftimin e ka dhënë Presidenca e Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban sot (4.11.2025), në orën 19:00, konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, konferenca vjen pas takimeve që ka mbajtur Osmani sot me liderët e partive.

Takimet erdhën pasi VV e mandatoi Glauk Konjufcën për kryeministër.