Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka pohuar se sheh një ndryshim në mentalitetin e skuadrës së tij pas rezultateve pozitive në javët e fundit. “Djajtë e kuq” fituan 3 ndeshje radhazi në Premier League dhe barazuan 2-2 me Nottingham Forest, duke bërë një hop cilësor përpara.
Në sfidën e fundit, United pësoi dy gola në harkun kohor prej dy minutash në fillim të pjesës së dytë, pasi kishte kaluar më herët në avantazh në pjesën e parë. Në fund, Manchester United shpëtoi dhe mori një pikë falë golit mahnitës të Amad Diallo, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Amorim pranoi se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij humbi kontrollin e lojës për pak minuta, por këmbënguli se mënyra se si u rikuperuan ishte një shenjë progresi. “Në të kaluarën, nëse kishim pesë minuta të tilla të këqija dhe pësonim dy gola, nuk rikuperonim dot, ndërsa tani është një ndjenjë tjetër“, tha Amorim.
“Mund ta ndjesh se nuk mund ta fitosh një ndeshje, por ndjen edhe se nuk mund ta humbasësh atë. Tani kemi një mundësi të madhe për të vazhduar në këtë rrugë, pasi e shoh se mentaliteti ka ndryshuar dhe djemtë e kuptojnë këtë gjë. Është e rëndësishme që të fitojmë sfidën tjetër”, deklaroi trajneri portugez.
The post “Diçka ka ndryshuar tek United”, Amorim: Në të kaluarën nuk e bënim dot appeared first on Telesport.












