Arsenal do të luajë sot në mbrëmje ndaj Slavia Praga në Champions League. Skuadra londineze po kalon një moment të mirë, pasi kryeson e shkëputur renditjen në kampionat. Një nga protagonistët e këtij momenti është mesfushori Declan Rice.
“E dimë se nuk ka asgjë të lehtë dhe se çdo ndeshje është e vështirë. Kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit ndaj Burnley. Ndaj, duhet t’u përmbahemi parimeve tona. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të shënojmë gola”, deklaroi anglezi.
Declan Rice shënoi gol në atë sfidë: “Gol i veçantë për mua, që më motivon edhe më shumë për sfidat e ardhshme. Sot duhet të përsëritim të njëjtën lojë edhe në Champions, duke kërkuar një tjetër rezultat pozitiv në Europë”.
“Tani që jemi në krye në Premier duhet të jemi të kujdesshëm për ta mbrojtur vendin e parë. Çdo takim duhet marrë me kujdes, pasi luajmë shpesh dhe është e lehtë të shpërqendrohesh kur ke kaq shumë ndeshje”, tha Rice.
“Mendoj se përvoja e sezoneve të fundit ka qenë e rëndësishme për ne dhe nuk jemi duke bërë gabimet e dikurshme. Jemi me këmbët në tokë, pasi e dimë se futbolli është i pamëshirshëm kur gabon, ndaj duhet kujdes” deklaroi Rice.
The post “Përvoja e viteve të fundit po na ndihmon”, Rice: Por futbolli është i pamëshirshëm kur… appeared first on Telesport.












