Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka bërë një reagim që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, pas një postimi në Instastory ku krahasoi prezantueset televizive të dikurshme me ato të sotmet.
Në postimin e saj, Behluli ndau një fotografi të një prezantueseje të vjetër nga arkivat e “RTSH”-së, duke vënë në dukje elegancën dhe natyrshmërinë e saj.
Krahas imazhit, Gresa shtroi një pyetje që ndezi debat: “Krahasohet kjo me prezantueset e sotme?”.
Foto: Instagram
Ajo më tej shprehu habinë që, sipas saj, në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një figurë televizive që përfaqëson bukurinë dhe finesën natyrale si dikur.
“Qysh ka mundësi që sot as edhe një prezantuese me lyp në krejt shqiptarinë nuk mundesh me gjet si kjo… e bukur natyrale?”, shkruan ajo.
Behluli shton se ndoshta ndryshimi që vihet re nuk lidhet vetëm me pamjen, por me mënyrën se si është transformuar shoqëria dhe trendet e kohës.
“A po thjesht ka ndrru shija te ne si shoqni, e mandej po duhet edhe prezantueset e sotit me ju përshtat trendit?”, vazhdon ajo në reagimin e saj.
Në fund, Gresa nuk nguron të kritikojë edhe nivelin e përgatitjes profesionale të disa figurave televizive të reja, duke thënë: “Shumica s’dinë dy fjalë me lidh, pa e lexu kurrë një libër e marrin guximin me udhëheq emisione”.













