Forcat e Armatosura belge janë udhëzuar të rrëzojnë çdo dron të paidentifikuar të vërejtur mbi bazat ajrore ushtarake.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm belg, Frédéric Vansina, i bëri këto komente gjatw një interviste dhënë për një agjenci belge të lajmeve.
Vansina tha se programi i mbrojtjes nga dronë i Belgjikës po zbatohet me një ritëm të përshpejtuar, dhe se plani përkatës së shpejti do t’i paraqitet qeverisë.
Aktualisht, burimet e Belgjikës për t’u përballur me dronë të paidentifikuar – duke përfshirë sistemet e zbulimit, pajisjet bllokuese dhe pushkët anti-dronë – mbeten të kufizuara.
Vansina deklaroi se nëse shfaqen më shumë dronë mbi bazat ushtarake, ushtria do t’i rrëzojë ata.
“Është dhënë urdhri për t’i rrëzuar ata”, tha ai. Ai shtoi se dronët mund të rrëzohen vetëm nëse kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt dhe “pa shkaktuar dëme anësore”.












