Raporti i BE-së: Kurti përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve gjatë fushatës

Juristja për media, Flutura Kusari, ka publikuar raportin e Bashkimit Evropian (BE) për vitin 2025-të për Kosovën.

Kusari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar në detaje të gjeturat e këtij raporti për Lirinë e Medias në vend,

Sipas raportit, janë raportuar 70 raste ku gazetarët kanë qenë cak i sulmeve fizike, verbale ose edhe kërcënimeve.

Në këtë raport është cekur se edhe fushata zgjedhore duke përfshi zyrën e kryeministrit kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj mediave.

“Gjatë periudhës së raportimit, u raportuan 70 raste të sulmeve fizike dhe verbale ose kërcënimeve ndaj gazetarëve, duke përfshirë pengimin e punës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave, kërcënime dhe përdorimin e gjuhës fyese ndaj tyre. Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistrua edhe një rast i padisë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP). Gjatë fushatës zgjedhore, zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin, përdorën gjuhë ofenduese ndaj mediave”, thuhet në raport.

Postimi i plotë: