Sot, deputeti Albin Kurti është takuar pa paralajmërim me Presidenten Vjosa Osmani, ka mësuar Demokracia.com.
Deri rreth orës 03:00 në mëngjes, Albin Kurti ka qëndruar në Mitrovicë. Ndërsa, tani pas orës 10:00 ka hyrë në një takim të paparalajmëruar te një e Mitrovicës, përkatësisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.
Lëvizjes Vetëvendosje nga sot e martë i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. /Demokracia.com/












