Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Vragoli.
Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se këmbësori është goditur nga një motor.
Kështu ka treguar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon për kujdes në trafik, respektim te rregullave dhe përshtatje te shpejtësisë ne rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është me e kufizuar”, tha Hoxha



															






