Barcelona ka hedhur sytë nga Harry Kane, si kandidati ideal për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n. Katalanasit duan të përfitojnë nga klauzola e veçantë e Harry Kane, e cila e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni për 65 milionë euro.
Është Hansi Flick, ai që ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mundshëm të Harry Kane. Trajneri gjerman e pëlqen shumë sulmuesin anglez, që duket se i përshtatet më së miri skemës së tij.
Në anën tjetër, te Bayern Munich nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej anglezit, duke parë statistikat e tij të mrekullueshme. Do të jetë vetë Harry Kane, i cili do të vendosë në fund të sezonit nëse do të vazhdojë ende me bavarezët, apo do të provojë një aventurë të re.
The post Barcelona gjen sulmuesin ideal në Bundesligë, kushton 65 milionë euro appeared first on Telesport.



															






