Marcelo është rikthyer të luajë pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli, duke marrë pjesë në dy ndeshje të “Kings League” me ekipin e tij, Skull FC, për ta ndihmuar të fitojë. Në ndeshjen e parë kundër Rayo de Barcelona humbi pa shumë polemika. Në ndeshjen ndaj XBuyer Team, Marcelo u zemërua shumë me gjykimin e arbitrit Ángel, që i kujtoi gjykimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Ai postoi në X një mesazh shoqëruar me video nga ndeshja: “Në BARCELONË gjithmonë ndodh e njëjta gjë prej shumë kohësh…, jemi mësuar. A duhet të them diçka tjetër?” Ky postim ndezi rrjetet sociale, duke marrë reagime pro dhe kundër, me referenca për “Negreira” dhe pretendime për “vjedhje” të Real Madridit.
Marcelo i ka entuziazmuar fansat e “Kings League” me lojën e tij dhe ka mobilizuar ndjekësit e Real Madridit e Barcelonës vetëm me një publikim në rrjetet sociale.
The post Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar appeared first on Telesport.









