Në minutën e 114-të të ndeshjes së “Saudi Pro League” midis Al Nassr dhe Al Fayha, rezultati ishte 1-1. Pas një kontakti në zonën e mysafirëve, arbitri akordoi penallti për Al Nassr. Cristiano Ronaldo, që kishte barazuar më parë, nuk gaboi dhe “vulosi” fitoren në sekondat e fundit. Pas ndeshjes, Ronaldo postoi në Instagram dhe X moton “Fino alla fine”; identike me atë të Juventusit, ku luajti më 2018-2021, duke marrë miliona ‘like’.
Ronaldo e njeh mirë këtë moto jo vetëm nga Juventusi (ku fitoi 2 tituj kampioni, 1 Kupë Italie dhe 2 Superkupa), por edhe sepse e ka jetuar gjatë gjithë karrierës. Motoja e tij është “kurrë mos u dorëzo”. Me dopietën ndaj Al Fayha, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” arriti 9 gola në 10 ndeshje sezonale me Al Nassr, ndërsa totalisht në karrierë, objektivi i 1000 golave duket më realist.
Kontrata e tij me klubin saudit shkon deri qershor 2027, ndërsa vazhdon të shënojë edhe me Portugalinë, drejt kualifikimit për Botërorin e ardhshëm. Ronaldo thekson: “Lumturia arrihet vetëm me pasion, unë vazhdoj ta ndiej. Kjo është jeta ime, prandaj dua të luaj sa të më lejojnë këmbët”.
The post “Fino alla fine”…; pse Cristiano Ronaldo postoi moton e Juventusit dhe mori miliona “like” appeared first on Telesport.









