Kriza institucionale, a është zgjidhje Qeveria teknike?

Kolapsi institucional, që mund të ndodhë pas përfundimit të vitit, do të dëmtojë edhe ekonominë.

Pa buxhet të miratuar, pa fondet e Planit të Rritjes dhe pa funksionalizimin e bordeve të shumë ndërmarrjeve, funksionimi normal i shtetit do të vihet në pikëpyetje.

Dera e vetme për të dalë nga kjo situatë shihet në krijimin e një përbërjeje qeveritare të përkohshme.

Për të qenë sa më efikase, një ish-zëvendësministër i Financave thotë se askush nga ky kabinet nuk do të duhej të ishte pjesë e garës elektorale.

Kjo ide çon tek propozimi i LDK-së për një Qeveri të unitetit, i cili, sipas tyre, u refuzua në vazhdimësi.

Pas takimit të presidentes me liderët partiakë të premten, u bë e ditur se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar edhe 5 ditë afat për mandatarin. /Klankosova.tv