Manchester City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 3-1 Bournemouth në “Etihad”, për javën e 10-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 16-të, pas një kombinimi perfekt mes Nico Gonzalez-Rayan Cherki-Erling Haaland, norvegjezi dërgon topin në rrjetë.
Barazimi i përkohëshëm i miqve erdhi në minutën e 25-të, ku Tyler Adams barazoi shifrat pas topit të ardhur nga një goditje këndi dhe daljes së gabuar të Gigio Donnarumma-s.
Megjithatë, “Qytetarët” nuk u demoralizuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit, sërish pas kombinimit perfekt Cherki-Haaland. Francezi asiston, norvegjezi shënon. Ky është goli i 13-të për Haaland këtë sezon në Premier League, ndërsa në total ka shënuar 26 gola. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për “Qytetarët”.
Nico O’Reilly shënoi golin e tretë për City-n në minutën e 59-të, pas asistit të marrë nga Phil Foden dhe hyrjes së bukur brenda në zonë, ku goditja përfundoi në rrjetë.
Rezultati final, City 3-1 Bournemouth. Me këtë fitore, Man. City ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 6 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë.
The post Man. City rikthehet te fitorja dhe vendi i dytë, Haaland është i “frikshëm” këtë sezon (video) appeared first on Telesport.










