Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në balotazhin e 9 nëntorit, që do të mbahet në disa komuna të vendit.
Sipas raportimeve të mediave dy partitë kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin në Mitrovicë, duke bashkuar forcat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Mitropol ka publikuar edhe fotografitë nga ky koalicion.

Po ashtu, IndeksOnline ka raportuar se një marrëveshje e ngjashme është arritur edhe në Prizren, ku kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, është mbështetur nga LDK. Sot për ta vizituar Totajn në Prizren ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky zhvillim shihet si një bashkëpunim strategjik mes dy partive opozitare për të rritur gjasat e fitores në komunat kyçe gjatë balotazhit të 9 nëntorit që rival e kanë Lëvizjen Vetëvendosje./Lajmi.net/










