36 vjet më parë ranë në altarin e lirisë, homazhe në nderim të Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut

Janë bërë 36 vjet prej kur dy heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ranë në altarin e lirisë.

Sot, një numër i madh i qytetarëve, e figurave politike bënë homazhe te varret e tyre në Prishtinës (varrezat e dëshmorëve), në Velani.

Të dy ranë heroikisht, pas një lufte të pabarabartë me forcat e armikut.

Ata u vranë më 2 nëntor 1989 në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës.