Shtiu me armë në lokal në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 të së shtunës, në rrugën “Dëshmorët e Lirisë.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe tre fishekë të tjerë.

I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar në prani të prokurorit, i cili ka urdhëruar lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.”