Vetëm dy vite pas debutimit të tij, Lamine Yamal, talenti i lindur në vitin 2007, është kthyer në një nga futbollistët më të njohur në botë. Jo vetëm për statistikat dhe trofetë, por edhe vlerën e tij në treg dhe interesin e koleksionistëve. Tani, tifozët e Barcelonës dhe pasionantët e futbollit mund të marrin një objekt unik; kartë “rookie edition” me firmën origjinale të Yamal, e nxjerrë në ankand ekskluziv nga “Catawiki”, platforma kryesore për objekte të rralla.
Karta u gjet rastësisht nga një koleksionist italian teksa hapte një paketë figurash dhe tashmë vlerësohet mes 18.000 dhe 20.000 euro. “Yamal është ndoshta futbollisti më i famshëm në botë sot, me potencial të jashtëzakonshëm për të fituar trofe të tjerë, – tha Ugo Pelloni, ekspert sporti në “Catawiki”. – Kjo kartë është jo vetëm një objekt unik koleksioni, por edhe investim me potencial të lartë fitimi”.

Shembuj të tjerë kartash të shtrenjta të shitura në “Catawiki”:
Setin Panini Grand Prix F1 Super Stars (64 karta origjinale) – 12.200 €
Stephen Curry 2009/10 Topps Chrome #101 – 8.500 €
Lamine Yamal 2024 Panini Total Football 1/1 Legacy Gold Parallel – 2.900 €
The post Del në ankand karta me autograf të Yamal, mund të vlejë deri në 20.000 euro appeared first on Telesport.










