Cristiano Ronaldo njihet për dashurinë ndaj makinave sportive, por tani edhe djali i tij i madh, Cristiano Ronaldo Jr., po ndjek të njëjtët hapa. Vetëm 15 vjeç, ai ka prezantuar në Instagram makinën e tij të parë, një Lamborghini Urus S të bardhë, model luksoz dhe aspak i zakonshëm për një adoleshent.
Sipas mediave spanjolle, makina nuk është e re, pasi nuk përfshin ndryshimet estetike të versionit të vitit 2025. Mendohet se mund të jetë dhuratë nga koleksioni i babait të tij, i cili ka një garazh plot supermakina. Çmimi i këtij modeli, në Spanjë, ishte rreth 265 mijë euro tri vite më parë.
Lamborghini Urus S ka motor V8 turbo me 650 kuaj fuqi, përshpejton nga 0 në 100 km/h në 3.5 sekonda dhe arrin deri në 305 km/h. Shumë për një 15-vjeçar, që për momentin mund ta shijojë vetëm si pasagjer. Në Arabinë Saudite, ai mund të fillojë të drejtojë me licencë të përkohshme në moshën 17 vjeç, nën mbikëqyrjen e një të rrituri, ndoshta vetë Ronaldos.
The post Djali i Cristiano Ronaldos tashmë ka makinën e tij të parë Lamborghini…, vetëm 15 vjeç appeared first on Telesport.










