Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të premten, në mes një treni dhe një veture në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinë ka thënë për RTKlive se aksidenti ka ndodhur tek “Përroi i njelmët” dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një tren.

Si pasojë e përplasjes tha se një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi Pllana.

Ai tha se me rastin po merret Trafiku Rajonal i Prishtinës.