“Ka vdekë plaku tuj prit n’rend, kjo osht katastrofë”

Rruga iu duk e gjatë sa s’ka, ngase shëndeti i ligë po e shoqëron tash e sa vite.

Mirëpo për shëndetin e tij e të bashkëmoshatarëve të tij, nuk qau kokën shteti kur mori vendimin që cdo pensionist duhet të dëshmojë që është gjallë çdo 6 muaj.

Mehmet Shaqivari ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, mori rrugën nga Barileva që të dëshmojë se është gjallë.

Shëndeti i ligë e tradhëtoi edhe Shefqet Kllokoqin.

Ai për Klan Kosovën tha se muajve të fundit qe i sëmurë e nuk mundi të vijë deri në këtë institucion.

Si pasojë e kësaj vonese, ky pensionist tha se humbi 400 euro e tani po mundohet të bëjë dicka që t’i marrë ato.

Për Klan Kosovën, Krasniqi tha se kjo mënyrë nuk i pëlqen dhe se ka metoda të tjera që mund të funksionojnë.

Ndonëse pensionist i ri, Shefqet Kllokoqi 65-vjecar, këtë kërkesë po e quan katastrofë.

Madje për Klan Kosovën ai rrëfen se kishin dëgjuar për një rast, kur pensionisti kishte ndërruar jetë duke pritur në radhë.

Edhe ky pensionist e quan të panevojshme këtë kërkesë për paraqitje çdo 6 muaj, ngase sic thotë ai, kur i vdiq babai hoxha menjëherë e kishte shënuar në libër të të vdekurve.