Tahiri: Qysh në maj do ta votoja Albulena Haxhiun, do të dihej se Kurti nuk i ka votat

Ish-deputeti i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se po të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, do ta kishte votuar kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit në momentin e parë që do të ishte propozuar.

Tahiri ka thënë se duke e votuar Haxhiun për kryekuvendare, qysh në maj të vitit do të ishte marrë vesh nëse Kurti i kishte numrat për Qeveri.

“Veç që s’jam kanë deputet, qat ditë që t’kish dalë Albulena e kisha çu dorën e kisha votu”, ka thënë Tahiri në FRONTAL.

“Në maj ish kry kjo punë. Por ne morëm kohë dhe e votuam Dimal Bashën”, ka deklaruar Tahiri