Në Angli flitet për largimin e Haaland: Real Madridi mund të bëjë ofertë për “mbretin e golit”

Keith Wyness, ish-drejtor ekzekutiv i Aston Villa, deklaroi se Erling Haaland mund të largohet në fund të sezonit, duke e lidhur të ardhmen e sulmuesit norvegjez me Real Madridin. Ai sugjeroi se shuma prej 200 milionë eurosh për Vinicius Junior, gati të arkëtohet nga Arabia Saudite, mund ta lejojë klubin e bardhë të bëjë ofertë për Haaland.

Vinicius ka rinovuar me Real Madridin deri më 2027, me klauzolë 1 miliard euro. Haaland, që fiton rreth 28.5 milionë euro në vit, ka rinovuar me Manchester City deri më 2034.

Këtë sezon, Haaland (25 vjeç) ka shënuar 11 gola në 9 ndeshje të Premier League dhe gjithsej 18 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 53 gola në 51 ndeshje të Champions-it.

 

The post Në Angli flitet për largimin e Haaland: Real Madridi mund të bëjë ofertë për “mbretin e golit” appeared first on Telesport.