Rezultatet e fundit në Premier League kanë rikthyer buzëqeshjen te Manchester United, që ka fituar 3 takimet e fundit. Në prag të ndeshjes që “djatë e kuq” do të luajnë ndaj Nottingham Forest, ka folur për mediat trajneri Ruben Amorim.
Ai po bën gati një vit në detyrë dhe në pak fjalë ka përmbledhur punën e tij në këtë periudhë. “Ishte një udhëtim, një udhëtim i madh. Ishte i vështirë. Vërtet i vështirë. Kam kaluar momente të mira, momente të këqija”, tha Amorim.
“Mësova shumë gjatë këtij viti, kjo është vërtet e rëndësishme. Mësova se edhe në momentet e mia më të këqija mund të qëndroj me atë që besoj dhe kjo është një gjë e mirë për këdo që ta kuptojë këtë”, shtoi trajneri portugez.
Më tej, Amorim komentoi: “Sot, përgjigjja është e ndryshme nga tre javë më parë, kështu që është e rëndësishme ta kuptojmë këtë. Është një nga nderet e mëdha të jetës sime të jem këtu, dhe dua të vazhdoj këtu për shumë vite”.
The post Një vit në krye të United, flet Amorim: Udhëtim i vështirë, një nder por kam kaluar momente të këqija e mësuar shumë appeared first on Telesport.



 
															






