Në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës është caktuar që fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbahet nga 3 nëntor 2025 deri më 9 nëntor 2025, deri në orën 06:59.
Raund të dytë të zgjedhjeve lokale do të ketë në këto qytete: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga 27 tetor deri më 8 nëntor 2025, është e hapur periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se ky proces u mundëson 29,712 shtetasve të Republikës së Kosovës, të regjistruar me sukses për votim jashtë vendit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në kohë.



 
															






