Peci: VV dëshiron ta çojë Kosovën në kolaps e pastaj në grusht shtet

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosja po përpiqet t’i natyralizojë thirrjet kushtetuese në vend. Sipas tij, kjo paraqet rrezik sepse mund të shpie deri në kalimin në një kushtetutë të re.

“Do të thotë, kalojmë në një domen të paparashikueshëm kushtetues dhe një situatë e tillë është situata më e volitshme e anarkisë, e volitshme për të kaluar në një sistem revolucionar, apo ajo që quhet grusht-kushtetues; unë mendoj që qëllimi i fundit është kjo”, tha ai.

Më tej, Peci u shpreh se kur të kalojë gjithçka, shtrohet kërkesa për një kushtetutë të re.

“Dhe kjo do të jetë Republikë e re siç parashihet; faza anarkike është qëllim dhe recetë për të mbërritur në këtë pikë, nëse mbërrijmë në këtë pikë”, tha ai.