Zogaj ironizon: Njohjet që i kanë ardhë Kosovës këtë vit janë brenda periudhës që nuk kemi pasur qeveri efektive

Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me Qeverinë Kurti për tri njohjet që i kanë ardhur Kosovës në këtë vit.

Ai ka bërë me dije se këto njohje Kosova i mori gjatë kohës sa nuk kishte qeveri të rregullt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se gjatë kohës sa qeveria Kurti kishte mandat të plotë Kosova ka hyr nën sanksione të BE-së.

“Te tri njohjet qe i kane ardhe Kosoves kete vit jane brenda periudhes qe nuk kemi pasur qeveri efektive. Ndersa gjate 4 viteve te mandatit te Kurti kemi pasur sanksione nga BE. Ndoshta sanksionet ishin vetem rastësi”, ka shkruar ai.