Wojciech Szczesny, portieri i Barcelonës dhe ish-lojtar i Juventus, dha një intervistë për kanalet zyrtare të klubit “blaugrana” për të zbuluar disa momente kryesore nga humbja në “El Clasico” ndaj Real Madrid. Në këtë ndeshje ai priti penalltinë e Mbappé, ndërkohë që prej një viti luan në Katalunjë.
Ai është impresionuar nga niveli teknik i të rinjve që vijnë nga La Masia, një shpërthim talentesh dhe të gjithë duan të luajnë në ekipin e parë. “Teknikisht, ata janë mbresëlënës. Edhe pse jo të gjithë mund të jenë aq të mirë sa Lamine në moshën 16 vjeç. Ndonjëherë duhet të shkosh dhe të fitosh përvojë diku tjetër,” tha Szczesny.
Duke folur për emra, Szczesny zbuloi se Lewandowski e urren humbjen kur luajnë pingpong. Më pas ai u ndal te pesë portierët e tij më të mirë: “Buffon, Jasin, Neuer, versioni më i mirë i Cech… dhe unë“, u përgjigj Szczesny me guxim dhe karizëm.
Në një notë më personale, portieri shpjegoi se si e kalon kohën e lirë me fëmijët e tij, të moshës shtatë dhe një vjeç. “Mund të thuash pothuajse se koha ime e lirë është këtu, në qendrën stërvitore të Barcelonës, sepse kur kthehem në shtëpi, fillon puna me fëmijët“, thotë portieri i klubit katalanas.
The post Szczesny: Jo të gjithë mund të jenë aq të mirë sa Yamal, jam ndër 5 portierët më të mirë në botë appeared first on Telesport.



 
															






