Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme.
Për këtë qëllim Kushtetuesja ka njoftuar edhe Drejtorinë e Burgjeve për seancën që do të mbahet sot.
Në seancë do të shqyrtohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja.



 
															






