IHMK paralajmëron vërshime për ditët në vazhdim

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka parashikur se këtë të martë me datë 14.05.2019 do të ndodhin vërshime për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dhuet në zonat e ndjeshme.

Zonat më të goditura do të jenë pjesa perendimore dhe jugore e vendit.