Di Canio: Ja ku gaboi Tudor te Juventusi, tani duhet qartësi nga Spalletti

Me Luciano Spalletti në krye, Juventusi nis një faqe të re pas largimit të Igor Tudor. Paolo Di Canio shpjegoi nga “Sky Sport” se trajneri i ri duhet të vendosë një sistem të qartë, si 4-3-3, ku të përfshihen të gjithë lojtarët: krahët, mesfushorët, sulmuesit dhe qendërmbrojtësit, duke përjashtuar vetëm Kostic, që mund të adaptohet.

Di Canio shtoi se skuadra bardhezi ka nevojë për qartësi në lojë: “Yildiz tenton shumë, duhet t’i jepet siguri me 4-3-3 dhe dy lëvizje të thjeshta”. Ai kritikoi Tudor, duke thënë se gabimi i tij ishte se kërkonte ekselencë nga një ekip që nuk mund t’ia siguronte, duke eksperimentuar tepër dhe krijuar konfuzion.

Spalletti, sipas Di Canio, duhet të paraqesë një produkt të mirë për të mundur skuadrat më të dobëta dhe stabilizuar performancën e Juventusit.

 

 

The post Di Canio: Ja ku gaboi Tudor te Juventusi, tani duhet qartësi nga Spalletti appeared first on Telesport.