Një deklaratë e Hekuran Muratit në Komisionin për Financa, Punë dhe Transfere, ku propozimin për pagë minimale prej 500 euro e quante “tallje të rëndë me qytetarët” dhe që “qytetarët duhet ta dinë se kjo nuk bëhet”, e ka rikthyer ekonomisti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.
“Sa serioz dhe i vërtetë është propozimi për pagën minimale prej 500 euro, tregon vetë njeriu që po udhëheq fushatën propagandistike të VV-së”, shkroi Mustafa në Facebook.










