Jordi Alba: Lojtarët flasin mrekullisht për Flick, e ka bërë Barcelonën sërish të madhe

Në fillim të muajit, Jordi Alba njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist. Në një intervistë për “Sport”, ai shpjegoi arsyet e lamtumirës dhe foli për gjendjen aktuale të Barcelonës: “Sot po flasim për një Barcelonë të madhe. Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm. Do të jetë e vështirë ta mbajnë atë ritëm. Ka një trajner të shkëlqyer, ka bërë zgjedhjen e duhur.

Nuk e njoh personalisht Hansi Flick, por më pëlqen shumë ajo që shoh. Shokët e mi flasin mrekullisht për të. Ka shumë cilësi në skuadër, jo vetëm te blerjet, por edhe në lojtarët e akademisë që po përgjigjen mirë. Kjo është thelbësore për Barcelonën”.

Ai përmendi gjithashtu Unai Emery, që e rikualifikoi si mbrojtës të majtë, dhe Leo Messin: “Ishte privilegj të luaja me më të mirin e historisë. Kemi pasur një lidhje të veçantë në fushë”.

The post Jordi Alba: Lojtarët flasin mrekullisht për Flick, e ka bërë Barcelonën sërish të madhe appeared first on Telesport.