Mesfushori-sulmues i Real Madrid, Arda Guler, është kthyer në një factor kyç te skuadra madrilène. Ai tashmë është gjithnjë titullar dhe po kontribuon rregullisht në skuadrën e trajnerit Xabi Alonso.
Guler po formon repartin e sulmit të “los blancos” bashkë me Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr. Duke folur për këtë moment, ai tha: “Po përpiqem të jap më të mirën time. Jam i lumtur sepse ndiej se trajneri im beson tek unë dhe kjo më jep besim në fushë”.
I pyetur për marrëdhënien me Mbappe në fushë, lojtari turk flet me superlativa: “Shkojmë shumë mirë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mrekullisht në fushë dhe shpresoj të vazhdoj të kem këtë lidhje me të gjatë gjithë sezonit. Kjo do ta çojë te trofetë”.
The post “Kam një lidhje të shkëlqyer me Mbappé në fushën e lojës, kjo do na çojë te trofetë” appeared first on Telesport.










