Duket se Manchester United ka dalë nga kriza dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit e konfirmojnë këtë. Fitorja 4-2 ndaj Brighton riktheu një nga protagonistët e sezoneve të fundit në Premier League, sulmuesin Matheus Cunha, që këtë vit debuton me “djajtë e kuq”.
Cunha shënoi golin e tij të parë për Manchester United, ndaj braziliani nuk e fshehu gëzimin e tij: “Më në fund! Kam punuar shumë për këtë. Natyrisht, do të doja të kontribuoja edhe më shumë, por rëndësi ka që fituam dhe kjo është në rregull”.
“Kur luan në sulm, duhet të shënosh dhe unë duhet të kontribuoj. Sigurisht, nëse performancat e mia ndihmojnë ekipin dhe shkojnë mirë, jam edhe unë i lumtur. Kjo më ndihmon, jam shumë i lumtur që jam këtu”, shtoi më tej Matheus Cunha.
Më tej, sulmuesi foli për trajnerin Ruben Amorim. “Të gjithë kanë besim të plotë te Amorim. Ai është dikush që na shtyn përpara. Ai ishte gjithmonë shumë i stresuar derisa filluam të fitonim, por situata po përmirësohet çdo ditë”.
“Amorim e meriton këtë moment edhe Manchester United e meriton. Kjo duhet të jetë normë për këtë klub. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj. Golin tim të parë për Manchester United do ta mbaj mend gjatë”, tha Cunha.
The post “Fitoret radhazi duhet të jenë diçka normale për Manchester United, Amorim e meriton” appeared first on Telesport.










