Përveç humbjes në “El Clasico” kundër Real Madrid, ka edhe një tjetër lajm të keq për Barcelonën: Pedri, i ndëshkuar me karton të kuq në “Santiago Benabeu” do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Klubi “blaugrana” do të jetë pa mesfushorin spanjoll deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar. Pra, Pedri do të mungojë deri në mes të nëntorit.
Qëllimi i stafit mjekësor është që Pedri të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjet e dyfishta midis La Liga dhe Champions League në fund të nëntorit, kundër Atlético Bilbao dhe Chelsea.
Gjithsesi, mungesa e tij për 2-3 javë do të jetë e rëndësishme, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga lojtarët kryesorë të mesfushës dhe jo vetëm.
The post Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico appeared first on Telesport.










