Kriza e skuadrës së Liverpool vijon ende, me kampionët e Premier League që u mundën 3-0 nga Cristyal palace në Carabao Cup, duke u eliminuar nga gara. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka përdorur tone të ashpra ndaj lojtarëve.
“Nuk është në standardet e Liverpool të humbasë pesë nga gjashtë ndeshje, ose gjashtë nga shtatë. Tani presioni ishte shumë i lartë për javën e ardhshme, kur duhet të përballemi me tre ekipe të vështira”, tha Slot.
Më tej, ai foli për zgjedhjet e tij në fushë për këtë ndeshje: “Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre, por me skuadrën që kemi, ndoshta 15, 16 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion, kjo është zgjedhja që kam bërë. Kemi 20 lojtarë dhe pastaj kemi katër lëndime”.
“Herën e fundit që luajtëm kundër Southampton këtu në Kupën e Ligës, Leoni u lëndua, dhe nuk kemi një skuadër aq të madhe sa mund të thonë njerëzit, sepse kishte shumë fokus në sasinë e parave që shpenzuam”, tha Slot.
“Unë kam vetëm një mbrojtës të djathtë, Conor Bradley dhe çdo herë që më është dashur ta aktivizoj dy herë në tre ditë ose tre herë në shtatë ditë. Kjo më ka detyruar që ta zëvendësoj shpesh për shkak të një dëmtimi në kofshë ose diçkaje tjetër”, shtoi Slot.
The post Slot: Forma e Liverpool është nën standardet e klubit, tani presioni bëhet më i madh appeared first on Telesport.










