Jo vetëm fitues i thuajse gjithë trofeve, PSG thyen edhe rekordet e të ardhurave

PSG prezantoi bilancin për vitin fiskal 2024-2025 me të ardhura rekord prej 837 milionë eurosh, maksimumi në historinë e klubit, në një sezon historik ku fitoi të gjithë titujt e mundshëm, përfshirë edhe Champions-in e parë, duke arritur finalen e Botërorit të Klubeve kundër Chelsea. Pavarësisht krizës së të drejtave televizive të Ligue 1, pas COVID-19, PSG regjistroi të ardhura komerciale prej 367 milionë eurosh dhe të ardhura prej ndeshjeve 175 milionë euro. Që nga viti 2011, kur QSI mori klubin, të ardhurat janë 9-fishuar (nga 99 në 837 milionë euro).

“Parc des Princes”, megjithëse më i vogël se stadiumet e tjera të mëdha, ka qenë burim i rëndësishëm i të ardhurave, me biletat e shitura për 170 ndeshje radhazi dhe normë rinovimi abonimesh prej 98% për sezonin 2025-2026. Shitjet online u rritën 210%, ato në dyqane fizike 90%, ndërsa uniformat e reja regjistruan +40% krahasuar me rekordet e mëparshme. “Shpërblimi” i Champions-it duket qartë: më shumë se 110.000 vizitorë nga e gjithë bota vizituan trofeun gjatë 6 javëve të turneut në stadium. PSG ka 14 dyqane zyrtare, 180 klube tifozësh në 92 vende dhe 177 akademi në 21 vende, ku stërviten mbi 50.000 të rinj.

Në rrjetet sociale, PSG ka 235 milionë ndjekës, 40% nën 24 vjeç, duke qenë numër 1 në Twitch, numri 2 në TikTok me mbi 1 miliard shikime që nga korriku, dhe i treti më i komentuari globalisht. Klubi ka ndikim të madh ekonomik local. Aktivitetet e PSG sollën 243 milionë euro në rajonin Île-de-France dhe mbështetën mbi 2.300 vende pune, përfshirë 810 pozicione të përhershme më 2025.

 

 

The post Jo vetëm fitues i thuajse gjithë trofeve, PSG thyen edhe rekordet e të ardhurave appeared first on Telesport.