Vivien Thano, e njohur nga publiku si ish e dashura e reperit Getinjo, ndodhet aktualisht në Dubai. Ajo po kalon disa ditë pushimi dhe duket se po shijon çdo moment të qëndrimit të saj atje.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Vivien ka ndarë momente nga udhëtimi dhe ambientet luksoze ku po qëndron, shkruan “Kosovarja”.
Ajo duket e qetë dhe në humor të mirë, duke treguar se po e shfrytëzon këtë periudhë për relaks dhe për t’u shkëputur nga rutina e përditshme.

Kohët e fundit, Vivien ka qenë aktive në rrjete, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.










