Këngëtarja Xhensila Myrtezaj po i kushton shumë kujdes formës së saj fizike.
Në një video të fundit, ajo është parë duke ushtruar me përkushtim dhe duke bërë disa gjeste simpatike gjatë stërvitjes, shkruan “Kosovarja”.
Xhensila duket në formë të shkëlqyer, me energji pozitive. Pamjet e saj kanë tërhequr vëmendjen për shkak të fizikut të tonifikuar dhe mënyrës natyrale se si ajo i qaset kujdesit për trupin.

Këngëtarja vijon të jetë aktive edhe në projekte muzikore, ndërsa ruan një ekuilibër mes karrierës dhe jetës personale.











