Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli para ndeshjes me Atalantën për situatën e skuadrës kuqezi dhe mundësitë në merkato: “Nuk mund të parashikohej dëmtimi i 6 lojtarëve gjatë pushimit të fundit (kualifikueseve të kombëtareve). Duhet të kemi vetëdijen se posedojmë një skuadër të fortë. Në dhjetor do të bëjmë vlerësimet e duhura me trajnerin për të ardhmen e afërt”.
Pas barazimit 1-1 në Bergamo, Matteo Gabbia analizoi ndeshjen për DAZN: “Në pjesën e parë mund të bënim më mirë teknikisht, kemi bërë shumë gabime për nivelin tonë. Në të dytën luajtëm më mirë dhe ishim më të bashkuar. Duhet t’i japim merita edhe Atalantës.
Kjo ndeshje na lë të pakënaqur, por kemi ngritur pritshmëritë tona. Kemi potencial të madh dhe dëshirë për të bërë mirë. Nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por duhet të japim gjithmonë 100%. Ky barazim lë shumë gjëra për t’i përmirësuar”.
The post Tare për merkaton: Kush i priste 6 dëmtime, në dhjetor do të bëjmë vlerësimet me trajnerin appeared first on Telesport.










