Napoli shëron edhe “mallkimin” transfertë, Conte feston në mënyrën më të mirë 250 ndeshje në Serie A

Fitorja ndaj Lecce i lejon Napolit të ruajë kreun e tabelës dhe t’i japë fund krizës së ndeshjeve jashtë fushe, pas 4 humbjeve radhazi në Itali (me Milanin dhe Torinon) dhe Europë (me Manchester City dhe PSV-në). Në Salento, kampionët e Italisë ndalën edhe serinë e 8 ndeshjeve me gola të pësuar.

Porta u mbajt e paprekur falë Milinković-Savić, që priti penalltinë e parë me fanellën e Napolit, duke ndalur Camarda dhe entuziazmin e Lecce. Conte reagoi menjëherë në pjesën e dytë me futjen e McTominay, Hojlund dhe Spinazzola, duke shmangur surprizat.

Napoli luajti më mirë në pjesën e parë, por gjeti golin e fitores në të dytën, sërish në kombinimin Neres–Anguissa. Goditje dënimi e brazilianit dhe goditje me kokë e fuqishme e kamerunasit, që u shpall MVP për herë të pestë në 9 javë. Një fitore me shpirt dhe sakrificë, e përsosur për të festuar 250 ndeshjet e Contes në Serie A.

The post Napoli shëron edhe “mallkimin” transfertë, Conte feston në mënyrën më të mirë 250 ndeshje në Serie A appeared first on Telesport.