Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në orët e para të mëngjesit parashikohen temperatura të ulëta, me minimumet që do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2°C, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale, të cilat do të arrijnë deri në 13 – 16°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.










