DOK, një grup gazetarësh të gazetës gjermane Welt, në mes të tetorit ka filmuar anëtarët e një njësie të lëvizshme të mbrojtjes ajrore ukrainase në një fushë të hapur në rajonin e Dnipropetrovskut, kur iu afrua një dron rus Lancet. Një ushtar ukrainas humbi jetën.
Lancet goditi një automjet ushtarak që po ndiqte gazetarët gjatë punës së tyre. Kameramani Viktor Lisenko regjistroi momentin e sulmit dhe minutat që pasuan.
Sulmi ndodhi më 13 tetor 2024, rreth orës 21:35 sipas orës lokale, në rajonin e Dnipropetrovskut, rreth 25-30 kilometra larg vijës së frontit. Në momentin e shpërthimit, gazetarët ishin vetëm disa metra larg ekuipazhit ushtarak prej tre personash.
Në sulm humbi jetën një anëtar 48-vjeçar i mbrojtjes ajrore ukrainase. Një tjetër ushtar u plagos kaq rëndë sa që iu desh të i amputohej një këmbë.
U plagosën edhe tre gazetarë. Shrapnelle goditën producentin në të dyja këmbët. Ai u operua në spital. Reporteri Ibrahim Naber dhe kameramani Viktor Lisenko pësuan vetëm lëndime të lehta.
Këtë muaj është regjistruar një seri sulmesh ndaj gazetarëve në Ukrainë. Më 3 tetor, reporteri francez Antoni Lallican u vra pranë qytetit Druzhkivka në rajonin e Donjeckut nga një sulm rus me dron. Kolegu i tij ukrainas, Georhij Ivançenko, u plagos rëndë.
Më 23 tetor, në një sulm të dronit rus Lancet në Kramatorsk të Donjeckut, u vranë gazetarja ukrainase Olena Hubanova dhe kameramani Jevhen Karmazin.










