Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, përpara ndeshjes gjysmëfinale të “Copa Libertadores”. Autobusi që transportonte tifozët e Flamengos drejt Avellaneda (Argjentinë), ku ekipi do të përballet me Racing, u përmbys në autostradën “Presidente Dutra”, në shtetin e Rio de Janeiros.
⚠️ Vídeo do momento em que o ônibus que levava torcidas organizadas do Flamengo para a Argentina capotou.
🗞 | 🎥 @venecasagrande pic.twitter.com/22Xmlk7GZH
— Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) October 27, 2025
Sipas policisë rrugore federale, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 (me orën lokale) në kilometrin 281, në komunën Barra Mansa. Bilanci është 46 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë. Disa prej tyre janë anëtarë të tifo-grupeve “Urubuzada” dhe “Nação 12”.

Të plagosurit u dërguan në spitalet “Santa Casa” (Barra Mansa) dhe “São João Batista” (Volta Redonda). Shoferi, që u hodh jashtë autobusit gjatë përplasjes, pësoi fraktura të shumta dhe ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qëndrueshme. Flamengo reagoi menjëherë: “U informuam për aksidentin dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale për të ndihmuar tifozët tanë”.
Un bus con hinchas de #Flamengo en camino a #Argentina para el partido de vuelta de Semifinal de la Copa #Libertadores tumbó a la altura de Volta Redonda.
▪️Algunos hinchas resultaron heridos, no hay victimas fatales según reportes desde #Brasil#libertadores2025 pic.twitter.com/FrZ6Xveyrq
— @ALTOS_NOTICIASpy (@Altosnoticiasp1) October 27, 2025
The post Përmbyset autobusi i tifozëve të Flamengos, shmanget tragjedia. 46 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë (video) appeared first on Telesport.









