Balluku: Duhet ta dini se Liburni do të jetë dhëndër Shqipërie

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku prezantoi sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.

“Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.

Balluku tha se Aliu do të jetë dhëndër Shqipërie, ngase anon më shumë nga qytetari i Shqipërisë.

“Do jetë dhëndër Shqipërie, anon më shumë nga qytetari i Shqipërisë tanimë, megjithatë e thamë, porti është i gjithë shqiptarëve”, tha Balluku për Aliun.