Liburn Aliu: Këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë – nuk është e lehtë

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës, ka folur me t’u prezantuar si drejtor i Portit të Durrësit.

Aliu tha se në Shqipëri e shohin si të Kosovës, e në Kosovë si të Shqipërisë.

“Këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë. Shpresoj që portin e mallrave ta shohim si të realizuar”, tha ai.