Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se sot po organizon Ditën e Vizitorëve në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, që po zhvillohet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.
“Sot, në Ditën e Vizitorëve, të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Ushtrimi “Ujku Shigjetë” po realizohet nga Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive, në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.









