Historia plotë skandale e njerëzve të Kurtit që i propozoi për Ministra

Albin Kurti prezantoi para popullit të Kosovë një kabinet me ministra skandalozë, e cila nuk gjeti dot mbështetjen e nevojshme minimale prej 61 votash.

Politikanë të skandaleve, njerëz me keqpërdorime në pozitat paraprake e të tillë me qëndrime skandaloze kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte përbërja e re e kabinetit qeveritar, sikur Albin Kurti t’i kishte 61 vota në seancën e së dielës në Kuvendin e Kosovës.

Si ministre e Drejtësisë u propozua Donika Gërvalla, gruaja që kishte pranuar se ishte bashkëpunëtore e Gjykatës Speciale ku edhe kishte dorëzuar dosje kundër krerëve të UÇK-së.

Gërvalla, që nuk u shqua për asnjë sukses diplomatik sa shërbeu si Ministre e Jashtme, mbahet mend kryesisht për ngatërrimin e flamujve të shteteve.

Në listë ishte edhe famëkeqi Dimal Basha, aktualisht Kryetar i Kuvendit.

Ai u propozua si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Nga krahasimi i “Zotit me gjygym çaji”, te ofendimet ndaj gazetarëve e deri te punimi shkencor ku kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga baronët e drogës, Basha ka një CV të ngjeshur të banalitetit publik.

Për të mos e prishur ritmin, Kurti si Ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e propozoi Fitore Pacollin.

Familjarët e saj në pushtetin e Vetëvendosjes kanë përfituar qindra mijëra euro nga shteti.

Pozitën e njëjtë, atë të Ministrit të Punëve të Brendshme deshi që t’ia jap Xhelal Sveçlës, familjarët e të cilit po ashtu kishin përfituar para nga shteti.

Në vitin 2023, qeveria ku Sveçla ishte pjesë e saj, kishte ndarë fonde me vlerë prej 5 mijë euro për vëllain e gruas së tij nga fondi për komunitete.

Edhe Hekuran Muratin e propozoi sërish në krye të Ministrisë së Financave — atë që i kishte quajtur ushtarët e UÇK-së “mercenarë”.

Edhe Hekuran Muartin e propozoi në pozitën e njëjtë, atë të Financave. Murati i kishte quajtur mercenarë ushtarët e UÇK-së.

Pa post s’deshi që ta lë as Mimoza Kusari-Lilën. Atë e propozoi si Ministre të Tregtisë dhe Integrimeve Evropiane.

Kordinatorja e komunikimeve mes Milan Radojiçiç-it dhe Albin Kurtit, Kusari-Lila u ekspozua me audio duke komunikuar me kryekriminelin serb.

U propozua edhe Armend Muja. Mbase është harruar, por Muja ishte i akuzuar për ryshfet gjatë procesit të akreditimit të kolegjeve private.

Ai kurrë s’është shpallur i pafajshëm, por mbeti i padënuar meqë lënda u parashkrua.

Mujën Kurti e propozi për Ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ishte menduar për Blerim Gashanin.

Ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Punëve të Brendshme gjatë Qeverisë Kurti 2.

Gashani nuk mbahet mend për ndonjë sukses, por për punësimin e motrës te kolegu i partisë Faton Peci.

Opinion publik u njoftua me Gashanin kur ky i fundit bëri një sllallom argumentesh në një nga skenat më virale të viteve të fundit.

Në kabinetin e pavotuar të Kurtit gjeti vetën edhe Fikrim Damka, kundër të cilit Prokuroria ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje.

Dhe për Ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, Kurti zgjodhi Rasim Demirin – të dënuarin tashmë nga Gjykata për përdorim të armës.

Kjo ishte përbërja e skandalozëve që Albin Kurti ia prezantoi popullit të Kosovës, e cila nuk gjeti dot mbështetjen e nevojshme minimale prej 61 votash./Voxkosova/.