Slot: Nuk mund të konkurrojmë si duhet për momentin për një arsye

Arne Slot ka pranuar se Liverpool ende nuk ka gjetur një përgjigje se përse ekipi i tij pëson gola nga skuadrat që përdorin topa të gjatë dhe bllokime të ulëta. Ai mundohet të vërë “pikat mbi i” pas humbjes 2-3 ndaj Brentford në Premier League.

Është e qartë se ekipet kanë një stil të caktuar loje kundër nesh. Është një strategji shumë e mirë e tyre për të luajtur kundër nesh, për të na vënë në presion. Ne nuk kemi gjetur ende një përgjigje se si të reagojmë”, tha Slot

Nuk mund të konkurrojmë si duhet për momentin, sepse pësojmë shumë gola. Ky nuk është vetëm problem i mbrojtjes, pasi në futboll luan si ekip, sulmon dhe mbrohesh me 11 lojtarë. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, shtoi trajneri Arne Slot.

Më tej, trajneri holandez pranoi se kjo është një nga humbjet më të vështira për t’u pranuar për të. “Po, është një nga humbjet më të vështira për t’u pranuar për mua si trajner. Ata e morën ndeshjen me gjuajtje të gjata anësore dhe goditje standarde”.

Ky fat i keq ndoshta vjen edhe për faktin se nuk po luajmë një ndeshje ashtu si duhet. Duhet të reagojmë dhe të luajmë si ekip, për të treguar vlerën tonë, ashtu si bëmë në mesjavë në Champions”, tha Slot.

The post Slot: Nuk mund të konkurrojmë si duhet për momentin për një arsye appeared first on Telesport.